"Nuk ka vila, Presidenti jeton në pallat modest"/ Ja çfarë thonë fqinjët për Bajram Begajn

Në zonën e Brylit, jeton prej 16 vitesh presidenti më i ri i vendit, Bajram Begaj i cili njihet për humanizmin e tij dhe këtë na e vërtetuan edhe fqinjët e tij.

Njohëm një president që jeton në një lagje modeste dhe mes qytetarëve të thjeshtë, jo mes luksit të vilave sic jetojnë shumë politikane dhe ish-presidentë. 

"Ështe një nga njerëzit më të thjeshtë, njeri shumë familjar, me një fjalë i devotshëm për detyrën që do të marrë. Unë jam banor i vjetër i kësaj lagjeje, komshi i vjetër me Bajramin dhe kemi shumë respekt për atë", tha një fqinj i Begajt. 

"E njoh shumë mirë zotin Bajram, si një qytetar të rregullt, njeri i shkëlqyer. Këtu ne lagje ai ka rënë në sy për humanizmin. Të gjithë i ka ndihmuar. Unë kam qenë në gjendje kome dhe më ka nxjerrë nga koma. Nuk mund të them fjalë më të mira, vetëm i uroj që Zoti ta ndihmojë në detyrën që ka marrë. U gëzuam shumë", u shpreh një tjetër komshi për Bajram Begajn.