Rruga Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë do të zgjerohet por ndërhyrja finale e saj pritet të bëhet pas hartimit të studim-projektimit.
Në dalje të Elbasanit fillon ndërhyrja e segmentit dhe më pas do të lidhet me Bypassin e Prrenjasit që në përfundim do të shkurtojë distancën dhe kohën për të shkuar drejt jug-lindjes së vendit.
Konsulenti duhet të ketë parasysh mundësinë e zgjerimit me korsi të tretë për parakalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Rruga e re që do të ndërtohet gjatë qeverisjes "Rama3" dhe duhet të pajiset me të gjithë elementët urban, trotuare, ndriçim dhe nyje në nivel.