Qeveria Rama ka njoftuar se këtë vit shkollor të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 do të marrin libra FALAS.
Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.
Kryeministri Edi Rama njofton se: "Duke nisur nga data 1 shtator, tekstet shkollore do të shpërndahen për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e vendit, kurse klasa 1-9 i përfitojnë FALAS".