Kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ishin të pranishëm në ceremoninë që u zhvillia jashtë Presidencës, ku Bajram Begaj mori mandatin e presidentit të Republikës.
Një detaj interesant që ra në syrin e të ftuarve ishte sigurisht veshja me kombinim e çiftit Kryeministror. Linda mbante veshur një fustan të kuq kurse Edi Rama ishte kombinuar me kostum te bardhë për të simbolizuar "mbarësi". Gjitashu një tjetë veprim i bukur nga çifti kryeministror ishte kapja dorë për dore duke deshmuar edhe një herë dashurine e tyre te madhe.
Nga sot Kreu i ri i Shtetit, Bajram Begaj kthen normalitetin në institucionin e Presidencës. Emri i Begajt erdhi si propozim nga mazhoranca në pushtet që mori "bekimin" e Edi Rames.