“Po vij”/ Nuk pret dot deri nesër, sot në mbrëmje Rama merr avionin dhe...

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar vizitën në Madrit, ku mori pjesë në samitin e NATO-s dhe po kthehet në atdhe. 

Rama ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar, teksa shkruan se po kthehet në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s. 

"Po kthehem për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian” shkruan Rama.