"Kishim 100 vite që e prisnim"/ Rama ndërton dy akse të reja, mbërrin më shpejt drejt...

Kryeministri Rama u shpreh se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Urës së Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi me një urë 1 km, duke eliminuar kalimin e kufirit përmes Murriqanit dhe Hanit të Hotit.

Rama u shpreh gjithashtu se në ditët e para të korrikut do të hapen dy akse të reja: Kardhiq – Delvinë dhe bypass i Vlorës. 

"Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Kurse më 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumëpërfolur prej 100 vjetësh Kardhiq – Delvinë. Në 9 korrik hapet përfundimisht bypass i Vlorës. Ne do bëjmë Murriqan – Milot, Kashar – Rrogozhinë dhe kështu me radhë”, u shpreh Rama.