Emocionuese/ BE-ja i thotë "PO" Shqipërisë, gazetarja përlotet LIVE: Unë isha...

BE dhe Shqipëria do të zhvillojnë të martën Konferencën e Parë Ndërqeveritare, me qëllim nisjen e rrugëtimit të integrimit të vendit.

Kjo mbart një simbolikë historike pasi Edi Rama do të mbahet mend nga të gjithë si kryeministri i cili me reformat e tij hodhi një hap drejt integrimit në familjen Europiane. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur prej 30 vitesh, prandaj gazetarja Erisa Zykaj ka "shpëthyer" në lot teksa raportonte LIVE lajmin e madh për Shqiptarët.

"Dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur, siç është ai i nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Kam ardhur të raportoj që student këtu dhe tashmë janë bërë 20 vite. Tani kemi ardhur në fazën finale. Kjo është shumë emocionuese”, tha Zykaj teksa fshin lotët.