Fillon ndërtimi i fshatit turistik në Gjirin e Manastirit e cilësuar nga Qeveria Rama si një projekt strategjik që do të sjellë zhvillim dhe turistë të shumtë në të gjithë Sarandën.
Projekti “Manastiri Resort” që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Kryeministri Edi Rama. Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit është 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, me struktura akomoduese me kapacitet që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.
Në krah të kompanisë, por edhe zhvillimit të zonës, ka dalë edhe kryeministri Edi Rama që deklaron se Plazhi i Gjirit të Manastirit do të jetë model për zhvillimin e turizmit.