Qeveria Rama njofton se niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars.
Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.
Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra.
Ndërkohë janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra. Rritja e nivelit të Fierzës është një lajm i mirë duke përmirësuar situatën e furnizimit me energji elektrike.