Kancelari i Gjermanisë Scholz i jep Ramës lajmin e mirë/ Shqipëria në BE do të...

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.

Scholz tha se qeveria gjermane angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. 

"Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara, ka krijaur struktura kundër korrupsionit. Gjermania do të mbetet një partner i ngushtë i Shqipërisë”, tha Scholz.