"Rusia të ndalojë menjëherë”, Xhaçka reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëron Rusinë që të ndalë menjëherë sulmet në Ukrainë.

 Xxhaçka theksoi se Shqipëria e mbështet urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që t’i bindet këtij vendimi. 

“Mirëpritëm vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ. Shqipëria mbështet plotësisht vënien para përgjegjësisë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës”, u shpreh Xhaçka.