Punimet në aksin e ri/ Tuneli shkurton disa orë, kjo rrugë do të hapë një portë të re drejt...

Në tunelin e Llogarasë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara.

Qeveria Rama ka publikuar pamje nga ky kantier, punimet e të cilit kanë avancuar dukshëm duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut. Në vetëm 4 muaj në Llogara janë hapur 700 metra tunel. Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta. 

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin dhe për Mesdheun.