Pas Bashkimit Europian, Amerika ka mbështetur nismën e kryeministrit Edi Rama për "Ballkanin e hapur".
Edi Rama, homologu Zoran Zaev bashkë me presidentin e Serbisë Alekasandar Vuçiç do ta çojnë përpara nismën pa barriera doganore.
"Amerika me gjithëzemër mbështet përpjekjet e Edi Ramës për integrimin ekonomik rajonal sipas rregullave të BE-s. Tregu i përbashkët Rajonal siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, kjo është esenciale për të tërhequr investime dhe energji për rritje ekonomike”, thuhet në reagimin e SHBA.