Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës.
"Lista e deputetëve do të dali, kur të dalin të gjitha listat, skuadra, të gjithë janë të angazhuar, në fund do të bëjmë të gjitha vlerësimet, në cdo qark do të kemi skuadrën tonë.
Unë vetë mendoj se Vlorën të mos ta lë dhe në Durrës të jem vetë, bashkë me të tjerët, sepse është momenti për t’i dhënë Durrësit një shtytje shumë të madhe, për të bërë jo thjeshtë atë që është bërë me Vlorë, që është një perspektivë e re”, tha Rama.