Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masave të reja në Shqipëri.
Rama iu bën thirrje të gjithë qytetarëve duke nisur nga partitë politike deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën dhe të shmangin çdo grumbullim.
“Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej. Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11 deri në datën 25.02.2021”- shkruan Rama.