Një lajm i shumëpritur e ka cilësuar kryeministri Rama, praangosjen e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi kjo po tregon që Reforma në Drejtësi po i jep frytet e saj.
"Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë që na kanë mbështetur për Reformën në Drejtësi!
Uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet", tha Rama.