“Rama shkrin LSI-në”/ Ilir Metën e braktisin të gjithë, drejtuesi i bashkohet PS-së...

Pas 13 degëve në Kombinat, shkërmoqet një tjetër degë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. 

Aleksandër Lipivani, pjesë e strukturave drejtuese të LSI-së në Njësinë 8, së bashku me 70 anëtarë të zhgënjyer të kësaj force, i janë bashkuar sot PS-së, duke marrë kartat e reja të anëtarësisë. 

Teksa morën kartat e anëtarësimit në PS nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ata deklaruan se ndjehen të kënaqur që janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe shprehën besimin për fitoren e mandatit të 3-të.