Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Programi i Partisë socialiste për zgjedhjet e 25 prillit është drejt finalizimit.
Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më parë, Rama shkruan se programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një “Shqipëri të vitit 2030”. Ndërkohë slogani i Programit të PS-së është “S’ka kohë për pushim!”.
Rama ka thënë se alternativa e PD-së dhe e Lulit është të marrin “tepsinë” për të bërë përshesh Shqipërinë.