Në Rrugën e Kombit po punohet për pastrimin dhe kriposjen e saj për të lejuar qarkullimin pa probleme të automjeteve për shkak të dëborës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet pë pastrimin e saj nga dëbora.
"Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit”, – shkruan Rama. Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, i cili ka krijuar prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin.