Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në Elbasan.
Një grup policësh kanë rrethuar Monikën dhe i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta te cilët ishin pa maska.
“Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat”, i tha Monika ndërsa policia e ka ndëshkuar sërish me gjobë.