Largimet e anëtarëve të LSI-së vijojnë edhe në kryeqytet.
Vetëm sot, mësohet se 7 degë dhe 120 anëtarë të LSI-së në Kombinat e kanë braktisur Monën e Metën dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste. Vetë anëtarët e LSI-së e cilësojnë atë si një parti klienteliste, e cila nuk i ka dhënë asnjë dobi vendit.
Deri tani nga LSI-ja janë larguar me mijëra anëtarë dhe emra të njohur, si: Ish-ministri Nasip Naço, Gledion Rehovica nga qarku i Beratit, Ish-drejtori i portit të Durrësit, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS.