Pas Pukës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tropoja ‘e rilindur’.
Rama ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij në fillim të marrjes së mandatit dhe më pas e ka shoqëruar me video, që tregon se premtimi është mbajtur.
"Ne do të bëjmë për Tropojën në 4 vitet e ardhshme, çfarë nuk keni parë në 40 vjet. T’i japin Tropojës mundësinë të shfrytëzojë pasurinë e jashtëzakonshme. Gjatë mandatit të 3-të, ne do të bëjmë akoma më shumë nga Veriu në Jug", tha Rama.