Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në “Sheshin Shqiponja", ku zbuloi se hyrja e re e Tiranës do jetë gati më 15 mars.
Ndërkohë të pyetur nga Rama, inxhinierët thanë se vepra e plotë do të jetë gati në dhjetor të 2021-it.
"Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të lehtësuar një pjesë të trafikut. Deri në përfundim të projektit ka ende punë për të bërë”, tha Rama.