Dëbora mbulon Shqipërinë, Rama ka një mesazh të rëndësishëm që në mëngjes...

Kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët se lëvizja në të gjitha akset kombëtare bëhet vetëm me zinxhira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në Qafë Plloçë dhe në të gjithë vendin borëpastrueset po punojnë që të hapin rrugën, kurse Rama shkruan se të gjithë drejtuesit e mjeteve do të udhëtojnë të sigurt.

"Në krye të detyrës për të lehtësuar ngarkesën e jashtëzakonshme të motit në rrugët e vendit, borëpastrueset janë në teren për të zhbllokuar rrugët", shkruan Rama.