Kryeministri Rama na ka treguar se herë pas here bisedon me Fatos Nanon dhe konsultohet për vendimet që merr në krye të vendit.
Gazetarja e pyet kryeministrin nëse Presidenca është një çmim për Fatos Nanon, ndërsa Rama e kishte një përgjigje të prerë:
“Ti e di çmimin tim?! Normalisht i bie që të jem edhe unë pjesë e këtij pazari që të ka dalë ty konkluzioni se të gjithë e kanë një çmim. Ta them me bindje që politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Siç nuk janë pemët, kafshët e peshqit. Unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur dhe ai për mua është një pikë referimi”, tha Rama.