“Duhet nisur me vilat tek Gjiri i Lalëzit”.| SPAK të rrethojë zonën...

Profesor i njohur, Përparim Kabo shprehet se nëse SPAK do të japë shpresë dhe të krijojë besueshmëri tek shqiptarët duhet të hetojë vilat në gjiri i Lalzit, (Ilir Metës dhe Sali Berishës).

"SPAK-u nëse nuk dëshiron të qëndrojë pak, duhet të rrethojë gjirin e Lalzit dhe të gjitha vilat që janë atje. Duhet të rrethojë kodrat e Tiranës dhe të gjitha vilat që janë atje. 

Dhe të hetojë, a janë ndërtuar ato me para të ligjshme apo të paligjshme. Nëse e bën këtë, jep shpresë, kurajo dhe besueshmëri shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kabo.