Qeveria ka miratuar sot një "shpërblim" me vlerë 150 mijë lekë në muaj mbi pagën për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit të tyre.
"Kemi vendosur një shpërblim financiar në masën 150 mijë lekë të vjetra në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me Ministrine e Shendetesise ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.
Do përfitojnë mbi pagën bonusin e kjo do hyjë në fuqi menjëherë me miratimin për këtë shpërblim nga i cili do perfitojne 300 mjekë që kanë përfunduar specializimin e do atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë 3 vjecare sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shendetesise", njofton Qeveria Rama.