Me rastin e Ditës së Pavarësisë, sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo uroi të gjithë shqiptarët dhe kryeministrin Rama.
SHBA vlerëson vendimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit ndaj Shqipërisë.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të SHBA-se. Ne festojmë edhe vendimin e BE për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë e Edi Ramës për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së”, deklaron Pompeo duke vlerësuar kryeministrin Rama.