"Shqipëria më pranë BE".| Kryeministri Rama jep deklaratën që gëzon çdo shqiptar!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se Shqipëria në ditët e sotme është më afër BE-së. 

Ky është një proces që ne na duhet si drita dhe si uji për të bërë Shqipërinë një shtet me standardet e BE. Është një proces që e po bëjmë se e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. 

Besoj që sot mund të thuhet se jemi në stadard të ri. 11 vite pas aplikimit dhe 6 vite pas marrjes së statusit kandidat jemi të gatshëm të hapim këtë faqe të re. Jemi ende larg qëllimit final, por kur e kthejmë kokën pas shohim se sot Shqiperia eshte më afër integrimit në BE”, tha Rama.