Rruga me 3 korsi.| Vepra gjigante e Ramës, shkurton kohë për të mbërritur në...

Rruga Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë do të zgjerohet por ndërhyrja finale e saj pritet të bëhet pas hartimit të studim-projektimit.

Në dalje të Elbasanit fillon ndërhyrja e segmentit dhe më pas do të lidhet me Bypassin e Prrenjasit që në përfundim do të shkurtojë distancën dhe kohën. Konsulenti duhet të ketë parasysh mundësinë e zgjerimit me korsi të tretë për parakalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Kompanitë që paraqesin projektin kanë detyrim që të pajisin rrugët me të gjithë elementët urban, trotuare, ndriçim kur kalon në zonat urbane dhe në nyje në nivel.