Edi Rama po bën realitet ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore në Shqipëri.
Kryeministri tha se do të ndërtohet aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me fqinjët e Malit të Zi që do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore.
"Do të nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi. Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet dhe tashmë është gjithçka gati", u shpreh Rama.