Kryeministri Rama me deklaratën nga Vlora bën krenar çdo shqiptar!

Edi Rama mëngjesin e sotëm vendosi kurora me lule në monumentin e Pavarësisë. 

Pas ceremonisë, Kryeministri uroi të gjithë shqiptarët festën e Pavarësisë, ndërsa kishte edhe një mesazh special. 

Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri.