Shqipëria po shkon drejt një mbyllje të dytë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbylljen totale të fundjavave javën e ardhshme në të gjithë vendin, një vendim që do të miratohet edhe nga kryeministri Rama.
Në dokumentin e ekspertëve thuhet se do të ndalohet lëvizja e qytetarve nga ora 22:00 e së premtes deri 06:00 e ditës së hënë së ardhshme, pëvec lëvizjeve për arsye shëndetësore.
Gjithashtu do ndalohet aktiviteti i biznesit, përveç farmacive, marketeve dhe dyqaneve ushqimore.