Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e banesave të reja në Kavajë, ku po punohet për shtëpitë individuale, ndërkohë që në pak javë nis puna për pallatet e reja.
Rama theksoi se para Vitit te Ri do të dorëzohen çelësat e shtëpive të reja. Kjo do të jetë dhurata më e bukur e Qeverisë shqiptare duke i rikthyer buzëqeshjen familjeve shqiptare.
“Në Kavajë punohet papushim për shtëpitë e reja, për të gjithë pa dallim, si një familje”, theksoi Rama.