Kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e 3-të qeverisës për të vijuar investimet për Shqipërinë europiane.
Kreu i Qeverisë ka publikuar pamjet nga transformimi tërësisht i qytetit te vogel të Prrenjasit ku i është dedikuar gjelbërimit dhe hapësirës publike.
"Pamje nga Prrenjasi i transformuar duke dedikuar hapësira më të medha publike. Ka përfunduar projekti i financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane", shkruan Rama.