Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët të cilët e kanë mbështetur për tu bërë kryeministër me 1 milion vota.
Rama tha se paga minimale në Shqipëri do të rritet, duke shkuar në 300 mijë lekë të vjetra, e cila do të përkthehet në rritje ekonomike për shtresën e mesme.
"Këtë rritje të detyruar do ta bëjnë të gjithë kompanitë private në Shqipëri, punëtorët e tyre do marrin pagë më të lartë. Shqipëria prej pandemisë ka humbur më pak vende pune krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit. Jemi të bindur se ka edhe shumë gjëra për të bërë ndaj na duhet edhe pak kohë", tha Rama.