Të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetë-deklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit.
Vendimi i Ramës e bën të detyrueshëm këtë deklarim me një formular të posaçëm që merret në "e-Albania". Sipas këtij vendimi, në rast se emigrantët refuzojnë atëherë ata nuk do të kenë të drejtë vote apo edhe më keq, nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.
Në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.