Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për Thumanën duke bërë realitet ndryshimin e madh.
Rama bën të ditur se Thumana po rilind nga themelet dhe tashmë po merr formën e një qyteze të re.
“Thumana po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet”, shkruan kryeministri Rama.