Do të ketë mbyllje totale në Shqipëri? Pipero papritur i kërkon Qeverisë...

Pëllumb Pipero ka dhënë shpresë duke theksuar se nuk po planifikohet një mbyllje totale e Shqipërisë.
 
Mjeku i njohur i ka kërkuar Qeverisë Rama që të shtojë kontrollet dhe të kufizojë kapacitetet në bare e restorante. 

Të gjithë biem dakord që mbyllja nuk është zgjidhja por është e detyruar nga rritja e shifrave. Është një vendim i cili po merret në të gjitha vendet e botës. Unë kam kërkuar që të kufizohen kapacitetet e bareve dhe restoranteve, duke hequr tavolinat. Në mendimin tim nuk do të ketë një karantinë të plotë të dytë”, tha Pipero.