Deputetja socialiste bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e bebes...

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë. 

Ka qenë vetë Gjylameti e cila ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me të voglin e saj, ku zbulon edhe emrin e veçantë të tij.

Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar deputetja e PS-së krahas fotos ku shfaqet dora e vogël e djalit.