Boll pritëm! Kryeministri Rama i kërkon Parlamentit që të reagojë për lajthltjen...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroi nga Këshilli i Qarkut të Kukësit duke e cilësuar si një lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjnë njëherë e mirë.

Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! 

Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Boll me këtë absurd”, shkruan Rama.