BE pranë Shqipërisë, Rama merr mesazhin e rëndësishëm nga Europa...

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit. 

Soreca në mesazhin e tij drejtuar Shqipërisë thotë se Bashkimi Europian do të mbështesë Qeverinë Rama në betejën e vështirë ndaj pandemisë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër Koovid dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. Bashkimi Europian qëndron më pranë Shqipërisë. Më të fortë së bashku”, shkruan ambasadori Soreca.