Në Vlorë ka nisur ceremonia shtetërore me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit.
Askush nuk e priste por në këtë ceremoni janë bërë së bashku Ilir Meta dhe Edi Rama të cilët njëri pas tjetrit kanë vendosur kurorë me lule në monumentin e Pavarësisë. Pavarësisht se janë shumë pranë nuk ka pasur asnjë komunikim mes Rames dhe Metës.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane.