Surprizë! Erion Veliaj preket nga koronavirusi, ja gjendja e tij shëndetësore!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është konfirmuar me koronavirus.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime.

Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM bëni kujdes”, shkruan Veliaj.