Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 64 raste të reja pozitive me Covid-19, kryesisht vatra të reja janë identifikuar në Tiranë.
84 janë të shtruar në Infektiv, 11 ndodhen në terapi intensive dhe 2 të intubuar, ndërsa lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë.
Kryeministri Rama ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive.