Rëndohet situata në Shqipëri.| E FUNDIT: Ndërron jetë tjetër pacient nga Covid
Këtë të enjte ka ndërruar jetë një tjetër pacient me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në total 49 numrin e viktimave që pas shperthimit te pandemise.
Viktima është një 66 vjeçar nga Tiranë i cili ka ndërruar jetë në spitalin infektiv pasi ditët e fundit kishte vështirësi në frymëmarrje.
Pacienti vuante nga diabeti dhe hipertensioni dhe nuk ka mundur të mbijetojë.