Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, mjeku i cili ka bërë autopsi tek personat që kanë humbur jetën nga Covid-19, tha se ky virus nuk prek vetëm mushkëritë, ashtu sikurse është thënë në fillim.
Kardiologu, thekson se virusi godet fillimisht zemrën, mushkëritë dhe më pas venat e gjakut.
“Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacientët e moshës së re të infektuar”, tha mjeku.