Arjan Çani: Ja 3 arsyet pse Rama vendosi të shembte godinën e Teatrit

Moderatori i njohur, Arjan Çani ka komentuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestat që kanë vijuar pas kësaj ngjarjeje.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Çani tha se Edi Rama ka tre arsye pse vendosi të shembte godinën e Teatrit.

"I vetmi që deshi të shembte teatrin është Edi Rama. Rama këtë luftë e ka nisur që në vitet 2000. Ka tre arsye që Rama e shembi Teatrit Kombëtar. Janë arsye psikike, emocionale dhe interesi. E kanë pranuar të gjithë që pas teatrit do ndërtohen kulla”, u shpreh Rama.