Shqipëria drejt BE/ Rama që në mëngjes jep lajmin e bukur: Hapet super rruga e re...

Bypassi i Vlorës do të jetë i kalueshëm për automjetet në të 28.8 km e tij nga pasditja e të enjtes. 

Hapja e këtij aksi lehtëson ndjeshëm trafikun drejt bregdetit të jugut ku i pranishëm në inaugurim ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kjo vepër e madhe kombëtare do të jetë një "shuplakë" për të "zgjuar" demokratët të cilët duhet të shikojnë realitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

E gjithë gjatësia e Bypassit të Vlorës mund të përshkohet në vetëm 30 minuta duke anashkaluar trafikun e qytetit, i cili në zonën e Lungo Mares gjatë 3 muajve të verës bëhet kaotik. Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që përfubdojnë brenda mandatit të tretë.