Bami e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, poston shpesh fotografi që janë provokuese. Një ditë më parë, Alesia ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto ku shfaqet e veshur me një “jumpsuit” të zi, të ngushtë që i rri ps trupit.
Kjo ishte madje edhe veshja që kishte zgjedhur për puntatën e djeshme të së “E Diell”. Poza e moderatores është pëlqyer menjëherë shumë dhe komentet nuk kanë të ndalur.
“E bukura e dheut, je si llokum, më e bukura në botë, si princeshë”, janë disa nga komplimentat që lexohen në postimin e Alesias.